Ferizaj

Profesori i gjimnazit Milaim Rushiti dhuron tokë për ngritjen e observatorit

By FerizajPress

February 21, 2019

Milaim Rushiti është profesor i lëndës së astronomisë në Gjimnazin shkencor “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.

Krahas punës edukativo-arsimore me nxënës, ai është edhe nënkryetar i klubit të astronomisë “Astronomy Outreach of Kosovo”.

Ai ditë më parë me vetë iniciativë, e ka dhuruar një truall prej 5 ari në fshatin e tij të lindjes në Rashincë të Shtimes, për ngritjen e Qendrës së Observimit, e para në Kosovë.

Gjatë një bisede për Televizioni Liria, ai thotë se kjo iniciativë ka ardhur si rrjedhojë e nevojave për ta pasur një qendër të observimit, ndërsa ka shtuar se qendrën mund ta shfrytëzojnë të gjithë pa përjashtim. Bëhet e ditur se Kuvendi i Kosovës i ka dhënë dritën jeshile ngritjes së kësaj qendre, ndërsa tash priten veprimet e Qeverisë së Kosovës. Profesor,i Rushiti, thotë se ekziston një gatishmëri e institucioneve për ta shtyrë përpara këtë projekt. Cili është misioni i qendrës. Profesori, Rushiti, thotë se qendra shërben për vrojtime astronomike, në të vendosen teleskopët, ndërsa planetariumi paraqet në mënyrë virtuale hapësirën.

Kjo qendër është e para në Kosovë. Një e tillë nuk gjendet as në Shqipëri. Vlera e këtij projekti kap shumë e 230 mijë eurove