Ai shprehet se tashmë Kosova është më e rrezikuar në veri të saj, pas fitores së Trump.
“Zgjedhja e Donald Trump si President, ka krijuar shumë shqetësime ne mbare boten lidhur me paqen dhe sigurinë. Shumë prej këtyre shqetësimeve lidhen me faktin se fushata elektorale e Trump është shoqëruar nga tentativat e tij për të krijuar një marrëdhënie të re me Rusinë.
Ai ka komplimentuar disa herë presidentin Putin dhe duket se do të bëjë ç’të dojë brenda sferës së saj të influencës. Kjo sigurisht ka implikime serioze për paqen dhe sigurinë në vende si Lituania, Ukraina apo Polonia. Trump ka sugjeruar se ai do ta rimendojë përkushtimin e SHBA-së ndaj NATO-s. Problemi që lind është se kjo organizatë e përbashkët e sigurisë në shumë vende të Europës Lindore.
Një nga këto vende është Kosova. Që prej vitit 1999 KFOR-i ka qenë i vendosur në Kosovë, dhe sipas komunitetit shqiptar në Kosovë ka pasur një prezencë pozitive dhe ka krijuar stabilitet, dhe është me siguri e vetmja forcë që pengon ndërhyrjen e dhunshme të Serbisë.
Nëse mendojmë për lidhjen e Serbisë me Rusinë dhe një lidhje potenciale të re midis Rusisë dhe Amerikës, atëherë duhet të themi se situata në Kosovë ka ndryshuar totalisht me zgjedhjen e Trump. Ekziston një mundësi që Serbia të mendojë se duke pasur një aleat të madh si Rusia, dhe duke qenë se Rusisë mund të mos i kundërvihet më SHBA-ja, ne mund ta ndryshojmë politikën tonë të jashtme dhe mund të bëhemi më agresiv dhe në lidhje me Kosovën, më të përfshirë në punët e saj. Nëse mendojmë për ngjarjet e dy javëve të fundit, për trenin i cili u ndal në kufi me sloganin “Kosova është Serbi’, së bashku më retorikën mjaft agresive të Presidentit të Serbisë, i cili sugjeroi se nuk e përjashton përdorimin e forcës dhe se Kosova është Serbi, duket se Serbia po e mpreh retorikën e saj për të zbutur terrenin për një ndërhyrje të mundshme në Kosovë.
Shpresojmë që kjo të mos ndodhë por nuk është e nevojshme të jesh një gjeni për të kuptuar që ka një lidhje mes zgjedhjes së Trumpit dhe sjelljes së Serbisë. Problemi, siç shprehen dhe njerëzit në Kosovë është se Serbia po kërkon një pretekst, për të dërguar trupa, ose policinë në Kosovë me justifikimin e “mbrojtjes së Serbëve”, në veri të Mitrovicës. Nëse kjo ndodh dhe Trump është në dilemë, nëse dëshiron të ketë një marrëdhënie të mirë me Putin apo të shpëtojë veriun e Kosovës, nëse dëshiron të mbështesë shqiptarët në Kosovë, fatkeqësisht mundësia është që Trump të jetë gati ta konsiderojë Kosovën si një çmim që duhet të paguajë.
Problemi qëndron se Serbia do të ndërhyjë në veri të Kosovës, dhe KFOR-i të mos kundërpërgjigjet, atëherë normalisht, komuniteti shqiptar do të revoltohej, gjë që do të çonte në kryengritje civile në Kosovë. Mund të targetohen Serbët e Grecenicës, sepse komuniteti shqiptar do të ndihej i braktisur. Problemi mund të përshkallëzohej, dhe mund të krijohej një situatë ku Serbia të justifikonte ndërhyrjen me këto ngjarje.
Shpresojmë që kjo të mos realizohet, mbetet për tu parë çdo të ndodhë por sigurisht zgjedhja e Donald Trump, e ndërlikon mundësinë për paqe dhe siguri në Kosovë”, tha profesori anglez.