Ferizaj

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

By FerizajPress

April 26, 2024

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në ambientet e Universitetit të Vjenës, prezantoi projektin hulumtues “Bashkëpunimi ndërmjet Akademisë dhe Industrisë: Ekzaminimi i gjendjes në Austri”.

Ky projekt kulmoi me një raport të detajuar, i cili u nda me të gjithë pjesëmarrësit gjatë punëtorisë, dhe do të jetë në dispozicion online.Projekti ka nënvizuar rëndësinë kritike të bashkëpunimeve ndërmjet akademisë dhe industrisë, të cilat janë esenciale për zhvillimin e inovacioneve që sjellin progres ekonomik. Gjithashtu, projekti ka theksuar rëndësinë e forcimit dhe zgjerimit të kërkimeve të aplikuar, për zgjidhjen e sfidave të ndryshme dhe që kontribuojnë në përmirësimin e proceseve, produkteve dheteknologjive.“Diskutimet dhe gjetjet e projektit hulumtues nënvizuan nevojën për një angazhim institucional në përmirësimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë. Ky angazhim duhet të përfshijë menaxhmentin, kërkuesit/profesorët dhe stafin mbështetës.Politikat dhe praktikat e suksesshme të zbatuara nga institucionet në Austri mund të ofrojnë një model të vlefshëm për institucionet në Kosovë. Implementimi i këtyre politikave mund të ndihmojë në avancimin e inovacionit dhe të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë në të gjithë vendin”ka thënë Dr. Arbresha Meha.