Ferizaj

Problemet teknike vështirësojnë punën e emergjencës së QKMF-së

By FerizajPress

January 09, 2018

Ferizaj.09.01.2018. Emergjenca e QKMF-së Ferizajt gjatë kohët e fundit po përballet me një varg telashesh, të cilat po e vështirësojnë punën normale të saj.

Mungesa e stafit mjekësor, defektet e shpeshta në pajisje elektronike, dëmtimi i objektit nga lagështia, plasaritja e mureve dhe mungesa e sigurisë janë vetëm disa nga telashet shumta në këtë qendër. Udhëheqësit e emergjencës disa herë kanë kërkuar nga Komuna ta alokojnë një buxhet të veçantë për renovimin e objektit, mirëpo deri tashti nuk kanë gjetur përkrahje, shkruan sot Koha Ditore.

Naim Çerkini specialist i mjekësisë familjare, njëherësh përgjegjës i Shërbimit emergjent në nivelin primar në kuadër të QKMF-së në Ferizaj ka thënë se shpeshherë paraqiten kriza të ndryshme shkaku i mungesës së personelit të cilët ikin për specializime, pastaj mungesa e sigurisë brenda objektit të emergjencës, defektet e aparaturave elektronike etj.

Sidoqoftë ai shpjegon se brenda 12 orëve të natës, në këtë emergjencë marrin shërbime së paku 140 pacientë…(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)