Sport

Probleme për Simeonen, Vitolo mungon 2 muaj

By FerizajPress

August 23, 2018

Lajme aspak të mira për trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone. Mesfushori i avancuar, Vitolo, do të mungojë rreth 2 muaj pas një dëmtimi të pësuar në gju në takimin ndaj Valencias. 28-vjeçari u fut në lojë në minutën e 63-të, kur zëvendësoi Thomas Lemar, por pas një përplasjeje, pak minuta më vonë, pësoi një lëndim. Edhe pse arriti ta mbyllte takimin, ekzaminimet mjekësore përcaktuan një dëmtim të ligamentit, i cili mund ta mbajë gati 2 muaj jashtë fushave.