Lajme

Prizren: Tentojnë ta rrëmbejnë 15 vjeçaren, arrestohen

By FerizajPress

April 15, 2016

Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se në  rrugën “Ali Hadri”, të këtij qyteti, dy persona kanë tentuar që me forcë ta rrëmbejnë një vajzë të moshës rreth 15 vjeçare.

” Të dyshuarit e kishin kapur për flokë vajzën me qellim ta fusin në një veturë të llojit BMW. Ma ta parë ngjarjen, shoqet e vajzës me telefon kanë thirr në ndihmë policinë e cila ka reaguar dhe shumë shpejtë janë arrestuar të dyshuarit”

” Ndërkaq është sekuestruar edhe vetura e llojit BMW e cila ishte pa regjistrim të vlefshëm dhe ngasësi pa patentë shofer” bën të ditur policia.

Sipas forcave të rendit, gjatë kontrollit tek të dyshuarit është gjetur edhe një sasi e drogës e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Poashtu bëhet e ditur se është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.