Editorial

Pritja e gjatë pa adresë !

By FerizajPress

April 05, 2018

Nga vuajtjet edhe për bukën e gojës, nganjëherë populli nuk është vetvetja , në Kosovën e 30 viteve të fundit populli është përballur me një izolim të pa parë ndonjëherë. Dikur flijoheshim për ideal e Atdhedashuri, por sot është një zhgënjim sa që populli e donë lirinë e lëvizjes ma shumë se Atdheun, por jo nga zbehja e dashurisë për Atdhe por nga vuajtjet për një jetë me te mire. Ndonëse jeta më e mirë është në vendlindje,por rrethanat e krijuara bëjnë që populli të zhgënjehet sidomos me punësim e veçanërisht në sektorin privat, me cilësinë në arsim, shëndetësi, drejtësi e në të gjitha drejtimet e jetës. Është shqetësuese shkuarja e të rinjve dhe të rejave që e braktisin Kosovën, ndonëse të gjithë mendojnë se do të kthehen në Atdhe së shpejti për të jetuar, por historitë kanë treguar që kur kanë emigruar vështirë se janë kthyer në vendlindje për të jetuar. Gjatë okupimit malli për atdhe nga mërgimtarët ka qenë më i madh, pasi që shumica nga ta nuk kanë mundur të vinë për një kohë të gjatë për shkaqe të ndryshme që kanë qenë të përndjekur nga okupatori. E tash për disa shkaqe të ndryshme kanë filluar të zhgënjehen dhe besoj me të drejtë, pasi që nuk po respektohen as nga Institucionet Shtetërore sa duhet edhe pse ndihma nga ta ende vazhdon për vendlindje. Ja sot ja kurrë na duhet një orientim, zhvillimi ekonomik, jo në letër me strategji por në vepër,ndryshe ka me u zbrazë Kosova. Kosovën e mbanë gjallë dhe e zhvillon vetëm ekonomia e mire përndryshe do të mbesim pakë popull në këtë vend që aq shumë e deshëm dhe e duamë, dhe përgjegjësia për zhvillim varet nga politikbërja.

Autori Ma.sc. Burim Ugzmajli Master i Politikave të BE-Së