Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i shoqëruar nga drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, bashkë me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Komitetit për Komunitete, janë pritur në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Tuzit Fadil Kajoshaj si dhe sekretari i sekretariatit për Financa Driton Gjokaj.
Kryetari Kajoshaj, delegacionin nga qyteti i Ferizajt, e ka njoftuar për strukturën organizative të kësaj komune, por edhe për Kuvendin e Komunës ku ka thënë se përfaqësohen nga 32 anëtarë prej tyre 18 shqiptar.
Ndërsa sekretari i sekretariatit për Financa Driton Gjokaj ka thënë se buxheti i kësaj komune është rreth 8 milion euro, mjete këto që shpërndahen në shumë kategori, ndërsa vetëm për subvencionime në lëminë e bujqësisë janë të ndara 500 mijë euro.
E nga ana tjetër nënkryetari Lulzim Aliu, këta të fundit i ka njoftuar për qytetin e Ferizajt, por edhe për zhvillimin ekonomik si dhe projektet madhore që janë zhvilluar në qytetin e Ferizajt.
Ky delegacion gjatë ditës, ka vizituar Gjimnazin “25 Maji”, me ç’rast janë pritur nga drejtori i kësaj shkolle Lindon Gjelaj. Poashtu është vizituar edhe shkolla fillore “Mahmut Lekiq”.