Lajme

Pritet rritja e numrit të të punësuarve sezonalë jashtë vendit

By FerizajPress

April 03, 2016

Edhe këtë vit ka filluar procesi për punësim sezonal të qytetarëve të Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian.

Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thonë se janë duke bashkëpunuar me Gjermaninë dhe disa nga vendet e tjera të BE-së që këtë vit të rritet numri i kosovarëve për punë sezonale në këto vende.

Në Qendrën e Studentëve në Prishtinë pohojnë se viteve të kaluara, MPMS ka kërkuar të dhënat e studentëve për mundësi të punësimit sezonal, mirëpo thonë se këtë vit nuk është bërë asgjë, raporton TV21.

Safet Gërxhaliu, nga Oda Ekonomike e Kosovës, vlerëson se punësimi sezonal do të krijojë një stabilitet social në vend, duke qenë se shkalla e papunësisë në Kosovë është shumë e lartë.

Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë mbi 25 mijë të papunë brenda një viti hyjnë në tregun e punës, ndërsa rreth 30 mijë të papunë janë të regjistruar në zyrat e punësimit në mbarë Kosovën.