Danush Ademi, kryetar i PDAK-së dega në Ferizaj dhe deputet i Kuvendit të Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se ka kaluar projekti për ndërtimin e 192 shtëpive për komunitete. Sipas Ademit, vlera tenderuese e këtij projekti kap shumën rreth 2 milion euro e i cili vije si mbështetje për komunitetet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Kjo është komunikata e plotë lëshuar nga Danush Ademi
Projekti i shumë përfolur për ndërtim të shtëpive të komuniteteve,i cili u përcoll me shumë akuza dhe kundër akuza, sot morri rrugën e jetësimit të tij,dhe sigurisht që për mua si Kryetar i PDAK-së dhe Deputet i Kuvendit të Kosovës është një ndjenjë e veçant si nismëtar i këtij procesi shumë jetik.
Ndjehem shumë mirë ,dhe për mua sot është një ditë e veçant e suksesit që po arrim ti bëjmë 192 Familje me shtëpi të reja, dhe 48 prej tyre të komunitetit tim Ashkanli ,dhe po kthejm buzëqeshjen në fëtyrat e përvuajtura të tyre .
Vlera tenderuese e projektit “1.920.000.00 € ” Mbështetje Komuniteteve në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ,është fakti më i mirë i përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që ka për synim përmirësimin e kushteve të banimit , dhe shijimit të të mirave nga shteti për banorët pakicë si pjesë përbërëse e shoqërisë Kosovare.
Shfrytëzoj rastin që të Falenderoj MPMS-së Ministrin z. Skender Reçica dhe zv.Ministrin z. Besart Jasharin ,dhe të gjithë akterët e këtij procesi kryesisht, grupin tim parlamentar 6 + për angazhimin dhe përkushtimin e këtij projekti jetik.
Në kuadër të këtij projekti do të përfitojn edhe komunitete tjera të Republikës së Kosovës si, egjiptas,romë,boshnjak,turk,dhe goran.
Uroj për të gjithë përfituesit dhe familjet e tyre ,shëndet dhe mbarësi i gëzofshi shtëpit.
Me nderime: Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Danush Ademi .