Ferizaj

Pritet “aktivizimi” i basketbollit ferizajas, kryetari Aliu priti drejtuesit e Federatës

By FerizajPress

June 16, 2020

Gjatë ditës së sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu priti në takim drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës. Ishin kryetari i Federatës Arben Fetahu, drejtuesit tjerë Leart Hoxha, Kimete Haliti e të tjerë përfaqësues të këtij sporti që u pritën nga nikoqiri Aliu për të diskutuar aktivizimin e klubit sportiv e basketbollit në Ferizaj. I pari i Ferizajt, Agim Aliu i konfirmoi mysafirëve gatishmërinë e përpjekjen institucionale pa kursim për të arritur këtë qëllim.

Javëve në vijim, priten të ndërmerren veprime konkrete me qëllim jetësimin e këtij synimi, për ta rikthyer fuqishëm suksesin e basketbollit ferizajas.