Autoritetet e Kosovës kanë marrë vendim për të anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga zona në veri të Italisë, e goditur rëndë nga coronavirusi.
16 milionë qytetarë në veri të Italisë janë futur në karantinë si pasojë e koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.
Vendimi vjen pas rekomandimit emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut – si refleksion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër Coronavirusit.
Ky është postimi i plotë i ministrit Abdixhiku:
“Sot, në ora 12:40 kemi pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut – si refleksion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër Coronavirusit.
Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk të lartë. Fluturimet janë ndërprerë.