Në vitin e kaluar komuna kishte blerë një E-Kisosk i cili është vënë në shërbim të qytetarëve në hyrje të objektit të Komunës së Prishtinës.
Ndërkaq, të martën, Zyra e prokurimit të Komunës së Prishtinës ka hapur tender për blerjen edhe të katër aparateve të tillë. Tenderi quhet “Furnizimi me 4 aparate automatike për nxjerrjen e dokumenteve të gjendjes civile – E Kiosk”, dhe shuma e mjeteve të parashikuara për blerjen e tyre është 50 mijë euro, shkruan lajmi.net.
Nëpërmjet E-Kioskut qytetarët mund të pajisen me lëshimit e certifikatave në mënyrë automatike. Ky aparat është azhurnuar për t’i furnizuar qytetarët me 5 lloj dokumente të ndryshme: Ekstrakti i Lindjes, Certifikata e Lindjes, Certifikata e Martesës, Certifikata e Shtetësisë dhe Certifikata e Vendbanimit.
Sipas Komunës së Prishtinës, me këto dokumente mbulohen kërkesat vjetore të qytetarëve nga 80-85 për qind, dhe se, lëshimi i këtyre dokumenteve është në dakordim me Agjencionin e Regjistrimit Civil.
Për më tepër, të gjithë qytetarët e Kosovës të cilat janë në sistem, mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi. /Lajmi.net/