Sport

Prishtina mposht Bashkimin në ndeshjen e parë play-off

By FerizajPress

April 25, 2016

Sigal Prishtina ka arritur të mposht Bashkimin në ndeshjen e parë play-off me rezultat 67:59.

Në këtë ndeshje nuk janë shënuar edhe aq shumë pikë sikurse jemi mësuar në kohët e fundit.

Prishtina e nisi keq çerekun e parë duke pësuar 12-22, ndërsa edhe në të dytin nuk është këndellur duke shkuar në pushim me rezultatin 28-41, shkruan telegrafi.

Bardhëekaltërit ndezën turbinat në pjesën e dytë ku nuk i lanë prizrenasit të shënojnë më shumë se 9 pikë për çerek.

Në fund Prishtina arriri të triumfojë më rezultat 67-69 për ta dërguar gjysmëfinalen e parë në rezultat 1-0 në të mirë të tyre.

Në këtë ndeshje për Prishtinën shkëlqyen i zakonshmi Dardan Berisha me 22 pikë, Washburn me 14 e Abukar me 13.

Te Bashkimi mirë u paraqitën Hysenagolli me 17 pikë, Bussey me 16 pikë e Uzas me 12 pikë.