Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në takim kryetarin e Ulqinit, ,Nazif Cungu, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin në sferën e turizmit dhe legalizimit të objekteve.
Ai tha se në këtë takim kanë shprehur gatishmërinë që me Ulqinin të ndërtojnë ura të bashkëpunimi, sidomos në atë të turizmit.
Ahmeti tregoi që veç turizmit në këtë takim u diskutua edhe për tema si ato të legalizimit të objektevepër bizneset e Ulqinit.
“Për të gjitha këto që të bëhen edhe në letër do të kenë edhe një takim në muajin maj në Ulqin, ku më pastaj të bëjnë hapa konkret”, ka thënë ai.
Kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu tha se është këndesi që të diskutohet me Komunën e Prishtinës, pasi që ka shumë tema të përbashkëta mes Ulqinit dhe Prishtinës.
“Jemi dakorduar që do të bëjmë një takim në qon dhe kemi shumë temë të përbashkëta në sferën e legalizimit të objekteve, si dhe mundësia e bashkëpunimit”, tha ai./kp