Ferizaj

Komuna e Ferizajt po vazhdon t’i mbështesë fermerët e komunës me grante dhe subvencione

By FerizajPress

October 01, 2016

Ferizaj, 1 tetor.2016.  Bazuar në statistikat që i ka bërë sot publike drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Ismet Vranovci, në komunën e Ferizajt, brenda periudhës tri vjeçare të qeverisje, shuma e kësaj mbështetjeje ka arritur gati në 6 milion euro.

Drejtori Vranovci ka bërë të ditur se vetëm nga projekti i subvencionimit të kamatave të kredive për fermerët e komunës, gjatë kësaj kohe kanë përfituar 7 fermerë, ndërsa në pritje janë edhe 14 kredi tjera, që vlera e tyre arrin në 400 mijë euro.

Ai ka folur edhe për një interesim të lartë të fermerëve për të qenë përfitues të këtyre kredive.

”Për këtë projekt ka qenë e paraparë një shumë prej 600 mijë eurove.Tashmë janë ndarë 7 kreditë e para ndërsa në fazën tjetër pritet të ndahen edhe 14 kredi tjera.Interesim është jashtëzakonisht i madhe, me këtë po synojmë që të kontribojmë në hapjen e 1000 vendeve të reja të punës”, ka thënë Vranovci, i cili me këtë rast ka përmendur edhe shumat tjera investive në degë të ndryshme të bujqësisë

Duke u ndërlidhur me procesin e vaksinimit, drejtori Vranovci, ka folur për një proces i cili në komunën tonë po i afrohet fundit

“Janë mbi 95 përqind të kafshëve në komunën e Ferizajt që janë vaksionuar.Këtu e kam fjalën për kafshët që nuk janë të prekura nga kjo sëmundje për arsye se një 5 përqind i tyre janë ose në proce ose disa janë edhe të infektuara. Gjithsesjt nga raportet që kam në komunën e Ferizajt kanë arritur 10800 vaksina të cilat janë shpërndarë dhe janë vakasionuar kafshët. Për momentin numri i kafshëve të vaksionuar arrinë numrin e 9800 krerëve, kurse të tjerat janë ende në proces dhe do të shihet se çka do të ndodhë edhe me kafshët e infektuara”, ka thënë Vranovci

Bëhet e ditur se nga kjo sëmundje në komunën e Ferizajt janë evidentuar 50 ngordhje, kurse kafshë të infektuara janë 250 krerë .Sipas zyrtarëve, territoret më të infektuara me këtë virus është Gremja, Rahovica, Jezerci, Papazi etj

”Janë edhe 15 raste që janë në gjendje më të vështirë, se çka do të ndodhë më to jemi në pritje, nëse ndodhë ngordhja, atëherë do të aplikohen të gjitha procedurat”  ka shtuar Vranovci.

Zyrtarët  kanë folur edhe përgatitjet dhe planifikimet që po bëhen për mbjelljet vjeshtore në teritorin e komunës së Ferizajt.