Siç konfirmohet Jasmin gjashtë muaj ka shkuar në Shkollën e mesme teknike në Zavidoviq ku arsimtarët nuk e kanë lejuar që të falet gjatë ditës, për çka edhe i mbështetur nga prindërit e tij ka shkuar në një shkollë tjetër.
Atje ka kaluar tri vjet para se të shkojë në luftë.
“Ka shkuar që të luftojë në vitin 2013. Nëse tash do ta shihja do ta porosisja që edhe më tej të luftojë për Allah”, ka thënë babai I Jasmin Keseroviq.
Ndërsa nëna e tij ka thënë se po t’i kishte dhjetë djem të gjithë ata do t’I dërgonte në luftë.
“Për atë çka ai lufton duhet të kesh trimëri”, ka thënë e ëma e xhihadisit boshnjak.
Prindërit e tij kanë thënë se për herë të fundit kanë folur me Jasminin para një muaji nëpërmjet Skype dhe se që nga atëherë nuk kanë më komunikim.
ISIS ka publikuar edhe një video-xhirim kërcënues nëpërmjet së cilit xhihadisti në gjuhën boshnjake ka paralajmëruar sulme të reja në SHBA.
The post Prindërit e xhihadistit nga Bosnja përkrahin veprimet e tij appeared first on Lajminet.