Ferizaj

Prindërit ankohen për gjendjen   e shkollave në ditën e parë të fillimit të vitit shkollorë (Foto)

By FerizajPress

September 05, 2016

Ditëve të fundit pati deklarata se  për fillimin  e vitit të ri shkollorë janë bërë të gjitha përgatitjet teknike.

U paraqiten  edhe projekte të cilat  janë realizuar dhe investime të cilat janë bërë që ky vit shkollor të filloi sa më mirë.

Por me të filluar dita e parë pati edhe reagime të prindërve të cilët shprehen pakënaqësit e tyre në lidhje me përgatitjen  e objekteve shkollore për vitin e ri shkollor.

Ankesa pati në shkollën fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, një nga shkollat më të mëdha në komunë.

“Kushtet në të cilat gjendet kjo shkollë sot aspak  nuk është e gatshme për fillimin e mësimit. U tha se është investuar dhe është meremetuar nga brenda  por  gjendja në të cilën kjo shkollë po fillon mësimin është shumë e keqe. Klasët nuk janë renovuar  dhe papastërti ka  gjithëkah. Nuk e di aështë kjo në mungesë të investimeve apo nga pakujdesia por  në këtë gjendje nuk do të ishte mirë as të filloi mësimi” tha Shpresa Azemi, e cila është edhe asambliste në asamblenë komunale nga radhët e PDK-së.

Azemi tha se këtë problem do ta ngrisë edhe në mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale.

Ajo ka dërguar edhe disa foto për gjendjen e kësaj shkolle në ditën e parë të fillimit të vitit shkollorë