Ferizaj

Prezantohet veprimtaria e krijuesit Rexhep Rifati

By FerizajPress

July 15, 2023

Në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, në Galerinë e Arteve në Ferizaj është prezantuar veprimtaria e krijuese e gazetarit Rexhep Rifati.Në takim e organizuar nga DKRS dhe Klubi letrar “De Rada” për veprat e Rexhep Rifatit folën: Prof. Dr. Isak Shema, Prof. Hazir Mehmeti, Arsim Hamiti, Shukrije Ramadani dhe Hanumshahe Ilazi.Ndërsa me dy pika muzikore u interpretuan nga Shpend Hysaj dhe Driton Gashi. Sabri Pajiziti në emër të DKRS-së i dhuroi mirënjohje Rifatit për kontributin e dhënë në gazetarinë dhe kulturën ferizajase.