Kuvendi i Komunës së Ferizajt sot ka prezantuar për diskutim publik draft-rregulloren për transparencë e cila është harmonizuar me disa udhëzime administrative që e rregullojnë këtë fushë. Interesimi i qytetarëve edhe për këtë diskutim publik ishte i ulët, ndërsa drejtoresha për Administratë të Përgjithshme, Aurora Ramadani shpjegoi se niveli i transparencës është i kënaqshëm ndërsa dokumenti i ri ka disa përparësi më shumë de sa rregullorja me të cilën është punuar deri më tani.
Ndërkaq kryesuesja e Kuvendit të komunës se Ferizajt Kristina Gashi Bytyqi shpjegoi se janë bërë të gjitha përgatitjet që të jenë sa më të informuar qytetarët e interesuar për të dhënë propozimet e tyre për këtë rregullore, por nuk ka ndonjë arsye për këtë pjesëmarrje të ulët. Ajo shpjegoi se administrata komunale e Ferizajt është e hapur për secilin interesim të qytetarëve.
Draft dokumenti i rregullores së re për transparencë në komunën e Ferizajt ka afat të plotësohet edhe 15 ditë me propozime gojore apo me shkrim për të marrë formën e duhur deri në miratimine tij në njërën nga seancat e Kuvendit të Komunës.