Të enjten në Ferizaj, është organizuar debat publik me qytetarë nga Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për të prezantuar projektin detal “Zgjerimi i rrugës Nacional N 2, segmenti: Hyrja në Qytetin e Ferizajt, L=5.690.8m”.
Fillimisht në këtë debat zyrtari i ministrisë së infrastrukturës, Arlind Bega ka thënë se ky debat ka të bëjë edhe me ndikimet ne mjedis sa i përket rregullimit të kësaj rruge.