Presidentja kroate operacionin “Stuhia” e quan si “kurorë të luftës për liri”

By FerizajPress

August 04, 2016

Sot, në 21 vjetorin e këtij operacioni ushtarak, e para e vendit ka uruar të gjithë qytetarët kroatë për fitoren kombëtare dhe ditën e ushtarëve kroat, si dhe për përvjetorin e operacionit ushtarako-policor, transmeton lajmi.net.

“Lufta për atdhe, është themel për shtetin tonë, ndërsa ‘Oluja’ është kurora e luftës tonë për liri. Krenare në fitoren tonë dhe për të gjitha sukseset e deritashme, festojmë gëzimin tonë. I shprehim të gjithëve mirënjohje për flijimin e jetës dhe shëndetit të tyre për çlirimin e vendit”, ka thënë Grabar-Kitaroviq./lajmi.net

.