Lajme

Presidentja e Kroacisë: FSK të transformohet me ndryshime kushtetuese

By FerizajPress

June 01, 2017

“kroatët e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe integrimin e saj. Republika e Kroacisë do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën për tranforminin e FSK’së e cila duhet të transformohet sipas kushtetutës dhe aleatët e tjerë të NATO’së”, ka thënë ajo, shkruan Gazeta Express.

E ndërkohë sa i përket bashkëpunimit ekonomik në mes të dy shteteve, presidentja kroate ka bërë të ditur se kompanitë kroate do të marrinë pjesë në ndërtimin e autostradave kosovare.

“…ne dëshirojmë që të bëjmë biznes me Kosovë, ta zhvillojmë zhvillimin ekomomik, në fushën e energjetikes e kompanisë rrugore. Kompanitë tona do të marrin pjesë në ndërtimin e autostradave në Kosovë. Ne mbështesim Kosovën në integrimet e saja evropiane”, ka thënë presidentja kroate, Grabar-Kitaroviq.

Thaçi dhe Grabar-Kitarović  kanë biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Kroacisë, raporton Express.

“Gjatë qëndrimit në Kroaci, Thaçi do të takojë edhe kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković, si dhe do të ketë një drekë pune me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandroković.

Thaçi do të ketë takime edhe me përfaqësues tjerë të jetës politike dhe publike në Kroaci”, është bërë e ditur të mërkurën nga kumtesa e Presidencës./GazetaExpress/