Lajme

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Belgjikës

By FerizajPress

December 16, 2016

Duke i uruar sukses ambasadorit Bontemps në postin e ri, presidenti Thaçi ka thënë se Mbretëria e Belgjikës vazhdimisht ka mbështetur Kosovën në periudha të ndryshme, thuhet në komunikatën e Presidencës.

“Shtetndërtimi i Kosovës ka qenë një histori e suksesit. Këtë e kemi arritur falë një bashkëpunimi dhe mbështetjeje edhe të Mbretërisë së Belgjikës, për çka i jemi shumë mirënjohës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka theksuar se Kosova dhe Belgjika kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme diplomatike, të cilat duhet të thellohen përmes një shkëmbimi edhe më të madh ekonomik, tregtar, si dhe në fushën e arsimit dhe kulturës.

Ndërsa, ambasadori jorezident i Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës, FrancoisBontemps, ka thënë se Belgjika do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat. /Lajmi.net/

 

.