Presidenti Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Lebet, duke i ofruar mbështetje të plotë në mandatin e tij në Kosovë.
Ai ka thënë se Kosova dhe Zvicra do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer ndërshtetëror dhe ndërmjet dy popujve.
Nga ana tjetër, ambasadori i ri i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, ka theksuar se do të ruhet përkushtimi i Zvicrës për Kosovën, edhe pse ka pasur reduktime në përkushtimet tjera.
Do të përkrahim zhvillimin dhe dialogun, ka thënë ambasadori Lebet.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Lebet për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit të Zvicrës për popullin e Kosovës.
.