Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të mbajë sot konferencë për media, në orën 17:00, siç njofton zyra për informim. Presidenti Thaçi do të flas për fillimin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Thaçi të dielën që e lëmë pas është takuar në Bruksel me presidentin Vuçiq, me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit. Kurse, mbrëmë ishte ligjërues në Këshillin Evropian për Punë të Jashtme, në Paris.