Lajme

Presidenti shpall ditë zie për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova

By FerizajPress

July 23, 2016

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ditën e diel ka shpallur ditë zie për të nderuar viktimat kosovare në sulmin e Munichut.

“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjën e Europës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë”.