Lajme

Presidenti nis konsultat për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim

By FerizajPress

February 12, 2017

“Ju njoftojmë se nesër (13 shkurt), në orën 10:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ta mbajë takimin e parë konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim, me zyrtarët e lartë shtetërorë, ambasadorët e korit diplomatik dhe pjesëtarët e shoqërisë civile”, thuhet në një njoftim nga Presidenca.

“Takimi do të zgjas deri në orën 13:00 dhe do të jetë i hapur gjatë gjithë kohës për mjetet e informimit”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës”, njofton komunikata.

Takimi mes presidentit dhe zyrtarëve të lartë, ambasadorëve dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.