Presidenti maqedonas, sonte i drejtohet kombit

By FerizajPress

June 22, 2016

“Presidenti Gjorge Ivanov, sot – 22 qershor 2016, e mërkurë, do t’u drejtohet qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, njoftoi kabineti i Ivanovit, pa dhënë detale tjera.

Ivanovi ishte në shënjestër të sulmeve të opozitës dhe shoqërisë civile të Maqedonisë një kohë të gjatë, por sidomos pas amnistisë për pushtetarët e VMRO-DPMNE-së, që e shpalli më 12 prill të këtij viti.

Megjithëse e tërhoqi amnistinë, falë edhe presionit të fuqishëm ndërkombëtar, në Maqedoni që atëherë u mbajtën protesta të shumta të të ashtuquajturit “Revolucion i Larmë” me kërkesë për dorëheqjen e tij.

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, pengoi impiçmentin e Ivanovit të kërkuar nga opozita maqedonase, por edhe nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.

The post Presidenti maqedonas, sonte i drejtohet kombit appeared first on Lajminet.