Ai ka thënë se me durim po presin nga Kosova që të vendosin për ratifikimin.
“Ne kemi mirëkuptim, dhe po e presim me durim që Kosova të vendosë për ratifikimin e demarkacionit. Ky është interes i qytetarëve të Kosovës, pasi liberalizimi i vizave varet nga demkarakcioni. Ne do ta presim vendimin e Kuvendit”, ka thënë Vujanoviq.
Siç shkruan Blici serb, Kosova dhe Mali i Zi në gusht të viti 2015 ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën për caktimin e kufirit ndërmjet dy shteteve.
Kurse që nga atëherë ky projektligj nuk po arrinë të miratohet, përkundër se BE-ja e ka përcaktur si kusht final për liberalizimin e vizave.
Vujanoviq ka folur edhe për raportet e Malit të Zi me Serbinë ku ka thënë se anëtarësimi në NATO do t’i përmirësojë këto raporte.