Lajme

“Premtimi i Thaçit për dorëheqje na çon në zgjedhje”

By FerizajPress

March 10, 2017

“Thaçi ka thënë se do të jap llogari nëse vetëm një shkronjë e marrëveshjes për Zajednicën bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Gjykata Kushtetuese ka thënë se janë 23 kapituj që janë ndesh me Kushtetutën. Nuk është hera e parë që ai nuk i ka përmbushur premtimet e tij”.

“Ai ka thënë se në vitin 2010 do të integrohemi në BE dhe do të liberalizohen vizat. Ai ka shpërbë UÇK-në, TMK-në”.

Pantina që është e ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se deklarata e presidentit Thaçi se do të japë dorëheqje nëse nuk bëhet Ushtria, dërgon drejt zgjedhjeve.

“Për mendimin tim premtimi i Thaçit për dorëheqje na çon në zgjedhje. Ata nuk kanë asnjë kartë për të kërkuar votën e votuesve dhe prandaj po duan që ta përdorin këtë, Thaçi bashkë me Veselin. Thaçi flet çdo herë në njëjës”.