Editorial

Premtimi i mbajtur nga Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli!

By FerizajPress

August 23, 2017

Gjinia femërore nga rradhët e PDK-së po i hynë  gares për kryetare të Komunave, për të dhënë kontributin e vetë dhe gjithë potencialin që të zhvillohet shoqëria kosovare në përputhje  me standartet evropiane.

Ne, përmes ligjit kemi garantuar që barazia gjinore të shtrihet në Kosovë, dhe karshi këtij obligimi ligjor PDK-ja si parti lidere në vend ka nominuar tri kandidate femra për Kryetar Komune. Kjo është një nismë e mbarë, që kryetari, z. Kadri Veseli e ka filluar duke e mbajtur premtimin se, femra do të zë vend më të gjërë nën qeverisjen e tij.  Jetësimi i premtimeve të Kryetarit të Partisë na inkurajon neve, GD të Kosovës në krye me Kryetaren, znj. Justina Pula Shiroka të mobilizohemi  e të punojm me gjithë kapacitetet tona që të arrijm në përmbushje  të obligimeve shtetërore.

Ne, PDK-ja do të jemi lokomativë që to të dëshmojmë se, me pëfshirjën e femrës në vendimmarrje do të jemi forcë për ndryshime pozitive të Shtetit të Kosovës!

Prandaj, vota e juaj,  për tri këto kandidate për kryetare të Komunave do të jepë një mundësi për ndryshime pozitive për qytetarët e këtyre tri Komunave të Kosovës.                      Njëkohësisht, fitorja e femrës si Kryetare Komune do të jetë dëshmi më e mirë se Kosova është në haperim Evropian dhe ecje drejtë një qeverisje me potenciale të reja.

Shkruan: Hanife Salihu, Nënkryetare e GD- të Kosovës