Sport

Premtimi i lojtarëve të Kroacisë nëse fitojnë titullin e Kupës së Botës

By FerizajPress

July 15, 2018

Kroacia ka arritur të kualifikohet për në finale të Kupës së Botës, pasi mposhti 2:1 Anglinë në gjysmëfinale. Në finalen e së dielës, Kroacia do të kërkojë titullin e parë të botës, ku kanë përballë Francën. Nëse ia dalin të mundin Francën, lojtarët e Kroacisë kanë bërë një premtim të madh për tifozët. “Këtë herë do t’i ngjyrosim flokët, unë dhe gjithë ekipi. Jemi të lumtur për popullin tonë, ata e meritojnë këtë”, ka deklaruar kapiteni Modric. Kujtojmë se në Kampionatin Evropian të vitit 2016, ishte Ivan Perisic që kishte ngjyrosur flokët me ngjyrat e flamurit të kombit të tyre./Lajmi.net/