Sport

Premierliga vazhdon me derbi, Chelsea – Arsenal

By FerizajPress

August 18, 2018

Premier League uli siparin javën e kaluar, kur fituan thuajse të gjithë skuadrat e mëdha, përveç Arsenalit, që u dorëzua ndaj Manchester Cityt në “Emirates Stadium”, duke u mposhtur me rezultatin 0-2. Java e dytë ka rezervuar një tjetër përballje të ashpër për “Topçinjtë” e drejtuar nga Unay Emery, pasi do të luajnë derbin e Londrës ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”. Blutë e Londrës drejtohen nga Sarri dhe që në javën e parë dhuruan një futboll të bukur dhe fitore bindëse 0-3 ndaj Huddersfieldit, por testi i të vërtetës është pikërisht sot ndaj Arsenalit. Nga ana tjetër, Emery e di mirë se një humbje sot në derbi, do të kushtonte shumë, pasi do të rrëzonte moralin e skuadrës me dy humbje radhazi dhe do të vinte në dyshim ecurinë pozitive të sezonit, transmeton “SS”. Sfida mes Chelseat dhe Arsenalit do të startojë në orën 18:30. Më herët, në orën 16:00, në Londër do të luhet edhe sfida tjetër, ajo mes Tottenhamit dhe Fulhamit, ndërsa po për javën e dytë do të vijnë sfida si Everton-Southampton dhe Leicester-Wolves.