Të shtunën në fshatin Prelez të Jerlive një person ka raportuar se i është djegur plantacioni me mollë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se plantacioni i tij i mbjellur me pemë (molla) me sipërfaqe 3-4 hektarë është përfshirë nga zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Sipas ankuesit nga zjarri i janë dëmtuar rreth 200 trupa te pemëve dhe sistemi i ujitjes në sipërfaqe prej 30 ari. Zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve. Rasti nën hetime”.