Prej 1 shtatorit, qytetarët do dëmshpërblehen nëse u mungon energjia

By FerizajPress

June 23, 2016

Rregullorja pritet të miratohet së shpejti nga Enti Rregulator i Energjisë në Shqipëri dhe synon që të përmirësojë cilësinë e shërbimeve për klientët. Në rast të moszbatimit të kontratës, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është i detyruar që t’i paguajë kompesim por jo në rastet kur ka njoftuar me parë, ose kur ka defekt teknik për shkaqe natyrore.

Në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike për më shumë se 15 minuta qytetarët do të mund të marrin kompesim.

Kjo rregullore tashmë po diskutohet me grupet e interesit dhe pritet që të miratohet nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike.

Në qendër të rregullores është përmirësimi i shërbimit ndaj klientit dhe përcaktohet se duke filluar nga 1 shtatori 2016 në rast të mosrespektimit të niveleve të cilësisë së shërbimit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes  është i detyruar t’i japë një kompensim klientit fundor, me kërkesën e këtij të fundit në vlerën 200 lekë.

Ndërkohë nëse ndërpreja e energjisë elektrike është e pajustifikuar për më shumë se 10 orë në vit, atëherë klienti ka të drejtë që të kërkoj dëmshpërblim.

Kjo vlen për Tiranën, ndërsa në  qytetet të tjera apo fshatra ndërpreja duhet të jetë më shumë dhe varion nga 12-35 orë.

Qytetarët nuk mund të përfitojnë kompesim nëse energjia elektrike është ndërprerë për shkaqe të fenomeneve natyrore, për shkak të dëmeve të shkaktuara në rrjet, ose në rast të njoftimit të kompanisë në rast të ndërprerjes.

Klientët mund ta përfitojnë kompesimin brenda 30 ditëve kalendarik nga data e paraqitjes së kërkesës. (ora News)

 

The post Prej 1 shtatorit, qytetarët do dëmshpërblehen nëse u mungon energjia appeared first on Lajminet.