Rritje të pagave do të kenë 450 gjykatës, 210 prokurorë dhe zyrtarë të administratës. Gjithsejtë janë rreth 700 zyrtarë të Shtetit që do të përfitojnë nga vendimi i Kryeministrit për rritje pagash për kabinetin qeveritar që prek edhe sistemin e drejtësisë. Nga 7 deri 10 milionë euro do të shkojnë më shumë nga buxheti i Shtetit për këtë kategori të zyrtareve shtetërorë. Në Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Financave thonë se janë bërë gati që pagat e janarit t’u dalin me rritje prokurorëve dhe gjyqtarëve.