Sipas të njëjtave burime ata furnizoheshin me heroinë nga një grup shqiptarësh. Arrestimet janë bërë në Kajlari ndërsa hetimet nisën 1 vit më parë.
Sipas medieve italiane janë goditur 4 grupe të shpërndarjes së heroinës.
Ata mbanin lidhje të ngushta me një grup italianësh nga Sardenja të lidhur me trafikun ndërkombëtar të heroinës.
Në pranga kanë rënë 8 persona, ndërsa në arrest shtëpie janë lënë 14 persona.
Një pjesë e drogës shpërndahej në Itali ndërsa pjesa tjetër shkonte në Holandë.
The post Pranga 8 italianëve, furnizoheshin me heroinë nga shqiptarët appeared first on Lajminet.