Lajme

Pranë varrezave në Tiranë, u gjet një trup i pajetë

By FerizajPress

September 22, 2016

Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, i cili është shtetasi Gani Çela 69 vjeç, i lindur në Përmet e banues në zonën e “Freskut” në Tiranë.

Trupi i pa jetë i viktimës është gjetur pranë varrezave, rrëzë një peme, ndërsa pranë tij u gjet edhe një pistoletë e tipit TT.

Shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.