Siç njofton APMT-ja, në panair u tregua interes i lartë i turistëve izraelit për të vizituar Maqedoninë. Interes kanë shfaqur edhe gazetarët nga Izraeli.
Edhe bashkësia afariste e Izraelit ka shprehur interesimin për bashkëpunime afariste me Maqedoninë dhe përfshirjen e Maqedonisë në katalogjet e tyre turistike për vitin 2017.
Stenda e Maqedonisë u vizitua edhe nga përfaqësues të Ambasadës maqedonase në Izrael.