Lajme

Posta promovon turizmin në Bogë të Rugovës

By FerizajPress

December 12, 2016

Prishtinë, 9 dhjetor 2016 – Përmes pamjeve të tri pullave postare nga emisioni ”Turizmi malor-Boga”, prezantohen bukuritë mahnitëse të parkut natyror Boga. Trembëdhjetë fshatra të shtrira në Bjeshkët e Rugovës, ofrojnë akomodim gjatë tërë vitit dhe mundësinë e njohjes së traditës dhe trashëgimisë.

Pyjet e dendura, liqe akullnaje, shpella e ujëvara kanë krijuar një parajsë ekologjike me mundësi të ushtrimit të sporteve malore. Prandaj jo rastësisht Boga radhitet  në mesin e destinacioneve më të preferua nga vizitorët e shumtë.

Këtë emision të pullave postare Filatelia e Postës së Kosovës e ka realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka siguruar pamjet për pulla postare.

 

Posta edhe në të ardhmen do të promovojë bukuritë natyrore të vendit tonë.