Ferizaj

Posta fillon pagesën e faturave të rrymës pa provizion dhe pa faturë

By FerizajPress

June 21, 2017

Ferizaj.21.06.2017. Posta e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se tani e tutje pagesat e faturave të rrymës elektrike mund të paguhen përmes Postës së Kosovës, pa provizion dhe faturë. Këtë për FerizajPress e ka konfirmuar Luan Jahiri, Menaxher Regjional i Postës në Ferizaj. Jahiri ka thënë se tani posta është e lidhur “online” me sistemin e KES/CO dhe është një lehtësim për qytetarët.

Paguaj rrymën në Postë -PA PROVIZION dhe PA FATURË

Ju njoftojmë se tashmë pagesat e KES/CO realizohen online si në sportelet e KES/CO në të gjitha Postat e Ferizajt, regjionit tonë por edhe gjithë Kosovës. Pagesën e faturës mund ta kryeni edhe pa patur faturën me vete, pra vetëm me shifrën e konsumatorit e cila në regjionin e Ferizajt fillon me DFE – numrat, dhe pagesa Juaj shkarkohet automatikisht nga sistemi i KES/CO. Posta punon nga ora 08:00 deri në 21:00 si dhe gjatë vikendeve e festave në orarin e kujdestarisë, ka thënë Jahiri.