Sport

Portieri shënon nga 70 metra, por goli i tij anulohet pas një gabimi të gjyqtarit (Video)

By FerizajPress

April 10, 2016

Në takimin në mes të FK Dnipro dhe Zorya në Ukrainë është shënuar një gol spektakolar nga portieri.

Portieri i Dnipros, Jan Lastuvka, shënoi një gol të çmendur nga rreth 70 metra, mirëpo goli i tij gabimisht u anulua.

Portieri 33 vjeçar iu gëzua shumë golit të tij të parë në karrierë, mirëpo gjyqtarët e cilësuan si ndërhyrje të palejueshme gjuajtjen e tij.

Shikoni golin dhe reagimet më poshtë. /Gazeta Blic/