Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup Xhes Bejli deklaroi sot se në Maqedoni duhet të mbahen zgjedhje kredibile, të mundësohen reforma mediale, si dhe të përkrahet puna e Prokurorisë Speciale Publike.
Diplomati amerikan theksoi se, përskaj çështjeve të lartpërmendura, Maqedonia duhet të punojë edhe në fushën e sundimit të ligjit dhe liritë demokratike.
“Këto kushte nuk duhet që të plotësohen në mënyrë gjysmake, por të plotë. Ndryshe Maqedonia mund ta humbë përkrahjen e SHBA-ve dhe vendeve tjera anëtare të NATO