Lajme

Populli fitoi në Rumani: Tërhiqet dekreti për faljen e politikanëve të korruptuar

By FerizajPress

February 04, 2017

Në Bukuresht edhe sonte, për të pestën ditë me radhë, janë mbledhur më shumë se 100 mijë qytetarë.

Bëhet fjalë për demonstratat më masive që nga largimi i regjimit të Nikolea Çaupeskut në vitin 1989.

Qindra mijëra rumunë megjithë kohën e ftoftë kishin dalur në rrugë për shkak të dekreti i cili ju mundësonte politikanëve të korruptuar që të kalonin pa u ndëshkuar.

Qeveria në takimin e nesërm formal do ta tërheqë këtë udhëzim, e më pas do të hapet debati me opinionin publik se si të gjendet zgjidhje për këtë dekret.

Qytetarët në Bukuresht kan filluar festën. /Lajmi.net/