Lajme

Popi grek zbulon kush e shkaktoi tragjedinë në Greqi

By FerizajPress

July 24, 2018

Deri në këto momente raportohen se kanë vdekur rreth 60 persona, ndërsa nuk dihet saktë se sa të tjerë janë plagosur.

Në këto ditë të vështirë për vendin fqinj, Kisha ka rezervat e saj.

Kreu ortodoks i Kishës Metropolitane të Aegialia, e ka konsideruar këtë ngjarje si “zemërim i Zotit, me kryeministrin ateist”.

Prifti Amvrosiou ka shkruar në blogun e tij personal se

“Kryeministri dhe i gjithë stafi i tij ateist, ka ngjallur zemërimin e Zotit”

Ai gjithashtu në postimin e tij e ka quajtur Tsipras një hipokrit, ndërsa i qëndron bindjes së tij se e gjithë kjo tragjedi nuk ishte as më pak dhe as më shumë, mallkim nga Zoti.