Polanski është i dënuar për pedofili në një rast të vitit 1977.
Shtetet e Bashkuara e kanë kërkuar ekstradimin e Polanskit nga Polonia, pasi ai u paraqit publikisht në Varshavë në vitin 2014.
Një gjykatë qarku në qytetin polak, Krakovë, e ka hedhur poshtë kërkesën tetorin e kaluar, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm kishte kërkuar anulimin e këtij vendimi në fillim të këtij viti.
“Gjykata Supreme…e refuzon kërkesën për anulim”, ka thënë gjykatësi Michal Laskovski duke shtuar se “kërkesa vlerësohet e pa bazë”.
.