Lajme

Polonia kërkon që Evropa të bëhet superfuqi bërthamore

By FerizajPress

February 09, 2017

Një ditë më parë, Kaczynski u shpreh se dëshiron që Evropa të bëhet një superfuqi bërthamore, në një intervistë tjetër, publikuar nga gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në ditën e vizitës në Varshavë të kancelares Angela Merkel.

Këto dy deklarata vijnë në një kontekst pasigurie të krijuar nga deklaratat me tone kritike të presidentit të ri amerikan, Donald Trump kundrejt NATO-s, përcjell Atsh.

Ombrella bërthamore amerikane mbron shtetet anëtare të NATO-s (ku Polonia është pjesë) në përputhje me nenin 5 të Kartës së Atlantikut, si dhe Japonia, Koreja e Jugut dhe Australia.