Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se VMRO-DPMNE ka paguar një kosto për bashkëqeverisjen me ta deri tani dhe ka shtuar se kjo kosto ka qenë e padrejtë.
Pak më herët, nga BDI kanë bërë me dije se kjo parti nuk do të hyjë më në koalicion me partinë në pushtet, pasi do të respektojë interesat e shqiptarëve.
Bilall Kasami nga Lëvizja Besa ka thënë se partia e tij është përgatitur për të qenë në opozitë duke e pasur parasysh situatën politike në kampin e partive maqedonase dhe kampin e partive shqiptare.
Nga kjo parti kanë thënë se nuk do të hyjnë në koalicion me asnjë parti nëse ata nuk pranojnë kërkesat e tyre për ti dhënë të drejta të barabarta shqiptarëve dhe për të hequr nga postet e qeverisë të gjithë të inkriminuarit.
Ndërsa Ziadin Sela nga LR-PDSH-ja dhe nga “Aleanca për Shqiptarët”, ka thënë se 20 deputetët shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë do të jenë vendosës për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni.
Tre liderët kanë thënë se shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për më shumë të drejta, transmeton Portalb.
.