Editorial

Politika dhe çlirimtarët

By FerizajPress

March 01, 2017

Sa i përket politikës në vendin tonë, lirisht mund të themi se ajo është mjaft populiste, e gojën e mbushur premtime boshe. Nuk mundem pa shkruar dhe do të vazhdoj të shkruaj, kundër askujt, por në luftë për t’i mbrojtur të drejtat e mia dhe të bashkluftarëve të mijë. Nëpër akademi të ndryshme, elite politike nuk mund të anashkaloj premtime që bëjnë në adresë të luftëtarëve të UÇK-së.Një premtim të tillë, ende pa marrë pushtetin, kishte premtuar edhe kryetari i Ferizajit z.Svarqa dhe bashkpunëtorët e tij.Një premtim që mbeti vetëm dëshirë, apo premtim elektoral lagjen e Veteranëve të UÇK-së, atë mjaftë optimist dhe përfundim që në mandatin e parë, që kurrë nuk u përfol mbeti premtim sa për sy e faqe.

Në fakt, që nga fillimi z.Svarqa jo që u kujdes për këtë kategori, por kundër saj zhvilloi një luftë të heshtur, pikësynim, goditjet në oraganizatën e luftës së UÇK-së.

Që në fillim të punës me kujdes dëgjoi e vrojtoi çdo përpjekje të njerëzve të saj, të cilët ishin të thirrurr në mbrojtje të kësaj kategori edhe me kohë goditi në formën provokative duke shkelur Ligjin për Veteranët e Luftës 04/L-261, i cili u miratua në Kuvend me datë 03.04.2016, kurse i njejti është shpallur me Dekretë e Presidentit të Republikës së Kosovës nr.DL-017-2014 të datës18.04.2014.

Duke anashkaluar anëtarët e kësaj organizate për mos degjueshmërinë e më vonë edhe duke i larguar nga komisioni i verifikimit, për qëllime politike dhe duke ngritur një komision të ri, icili do t’i plotësonte kërkesat dhe nevojat e z.Svarqës, pa pasur guximin të ndërhynin në fjalën e tij, atëher kur do të filloj t’i rehatoj militantët e vet politik. Për shkak të ndryshimeve politike, Organizata e Veteranëve të UÇK-së heshti, por këtë heshtje më së miri e shfrytëzoi z.Svarqa. Ai sërish po planifikonte një sulm kundër kësaj organizate, një sulm dinak i cili ishte i bindur se do të kalonte në heshtje, apo kështu kishte marrë premtimet nga njerëzit e caktuar. Në ofenzivën e dytë të ndërmarrë z.Svarqa kundër luftëtarëve të UÇK-së, kishte të bënte me parkingun e qytetit që në një kohë ishte ndarë për kategoritë e dalura nga lufta dhe shoqata e të burgosurve politikë.Në emër të keq menaxhimit të anëtarëve të bordit të këtij parking ai shpiki edhe për një shumë të imagjinueshme në vlerë prej 208.560, që më bënë të besoj se është i qëllimshëm.E kjo për të vetmen arsye për t’i deskredituar këto organizata e duke lënë pa të ardhura shtatë famijle invalidësh të luftës e duke larguar dhjetëra punëtorë për t’i zëvendësuar me militantët e tij.Në fakt edhe këtë betejë e fitoi z.Svarqa pasi që çdo gjë kaloi në heshtje, ashtu siç ai kishte planifikuar.

Në bazë të Ligjit për Kategoritë e Luftës i obligon qeveritë lokale që t’i aplikojnë benefitet për këtë kategori të cilat janë disa sosh, por kësaj radhe do të ndalem në nenin 29 të këtij Ligji, i cili thotë:

 

Neni 29

Përkujdesja për banim

 

  1. Përkujdesja për banim për Veteranët e UÇK-së, të cilët janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe nuk e kanë të zgjedhur strehiminfamiljar, për të cilët Qeveria e Kosovës dhe organet e pushtetit lokal sigurojnë strehim familjar perms ndërtimit të objekteve kolektivë të banimit social.
  2. Organet e pushtetit lokal duhet tu japin përparësi zgjidhjes së kërkesave për strehim të veteranëve, duke pasur parasysh kushtet, gjendjen ekonomike të tyre.

 

Nga gjithë ky paragraf i miratuar, z.Svarqa jo që i përfilli këto ligje, por i shkeli pa e vrarë mendjen. Në shpërndarjen e fundit të banesave për njerëzit nevojtarë, ai nuk hezitoi të bëjë përjashtim për këtë kategori njerëzish, duke rehatuar militantët e tij politik.

Këtë fushatë të egër politike z.Svarqa, kundër çlirimtarëve nuk e ndaloi edhe “Shkresa shpjeguese” e cila arriti në adresë të z.Svarqa nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

Kjo fushatë, kundër çlirimtarëve duhet ndaluar e kjo më së miri do të duhej të bëhet nga pushteti lokal në krye me z.Svarqën, pasi ata e kanë filluar në të kundërtën, durimit po i vie fundi. Kjo gjendje e krijuar në komunën tone është bërë e padurueshme, mirëkuptimi ekziston, tani radhën e ka kryetari të reflektoj.

Nuk duam fjalë të mëdha e premtime boshe!

 

MA:NexhatShahini

(Magjister i Historisë)

Veteran i Luftëssë UÇK-së